FAQE

Përshëndetje, si mund të ndihmoj?
1. A është e vërtetë që uji i cesmes dhe ai i ambalazhuar janë shkaktarë të shumë sëmundjeve?

Po sigurisht. Është e vërtetuar plotësisht nga kërkimet që janë bërë që uji i pijshëm është shkaktari i 80% të sëmundjeve. Kështu që nëqoftëse uji nuk është i pastër dhe i filtruar, të gjitha mbetjet e rrezikshme si plumbi, amianti, klori, nitrite, arseniku,kromi heksavalent etj, do të shkaktojë sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, në përputhje me kërkimet që janë bërë, 25 milionë njerëz vdesin cdo vit nga ujërat e ambalazhuara sepse në më të shumtët prej tyre ka plastifikues,bisphenol A, mikroorganizma patogjenë dhe përgjithësisht ky ujë ka ndryshuar shumë herë si pasojë e temperaturave të larta dhe kohës së gjatë kur ka qëndruar i mbyllur në bidonat plastik.

2. Uji i klorinuar. A është klori i dëmshëm?

Sigurisht. Është e vërtetuar tashmë nga qindra analiza të kryera nga organe të specializuara që klori është përgjegjës për zhvillime të kancerit, dështime gjatë shtatëzanisë , dëmtime në mëlҫi dhe në veshka, problem në riprodhim dhe në lindshmëri,sëmundje nervore, problem në sistemin imunitar etj. Prandaj klori duhet që te eleminohet përpara se uji të konsumohet dhe kjo duhet të arrihet me filtrimin e saktë të ujit.

3. Disa njerëz gjejnë si zgjidhje ujin e ambalazhuar? A është kjo një zgjidhje për shëndetin e tyre?

59% e ujit të ambalazhuar që qarkullon në të gjithë botën nuk vjen nga burimet por është i filtruar. Është uji i filtruar që vjen nga burimet sipërfaqësore ose të nëndheshëm (lumenj, liqene, shpime, etj) dhe është trajtuar për tu pastruar dhe për të qënë gati për konsum. Këtë gjë mund ta bëjmë shumë mirë vetë në shtëpinë tonë me anë të filtrave special. Ndërkohë, këtë gjë mund ta bëjnë të tjerë që e shesin ujin 500 deri në 1000 herë më shumë nga kostoja e ujit të rrjetit. Por përsa i përket ҫështjes nëse uji i ambalazhuar është i sigurt për shëndetin tonë përgjigja është jo. Kjo sepse nga shumë kërkime që janë bërë është provuar që uji i ambalazhuar, në ndryshim nga uji i ҫesmës, përmban një numër të madh mikroorganizmash të rrezikshëm. Është raportuar një rritje me 10000 herë e bakterieve heterotrofike prej tre javësh ruajtje në ambalazh. Për më tepër mund të hasim edhe substanca të rrezikshme kimike që e kanë prejardhjen nga shishet plastike si p.sh plastifikuesit kancerogjenë. Në qoftë se lexojmë etiketën e shisheve të ujit të ambalazhuar, do të shohim që aty thuhet se shishja duhet të ruhet në vënde të freskëta dhe të thata, në temperaturë jo më të lartë se 18 gradë celcius. Por në më të shumtën e rasteve shishet transportohen me kamiona të hapur dhe ruhen në rafte me temperaturë të larta.Si përfundim, kur ne e blejmë ujin ai është i ndotur. Duke i hedhur një sy datës së skadencës, kuptojmë që uji mund të rri edhe 1 vit në ambalazh i pakonsumuar. Vërtet lind pyetja : Sa nga ne do të mund ushqeheshim me ushqim të konservuar në mëngjes, në drekë dhe në darkë cdo ditë për një kohë të gjatë? Kjo vlen edhe për ujin e ambalazhuar. Në terma ekonomikë, uji i ambalazhuar është shumë i shtrenjtë dhe i papërshtatshëm meqënëse kryerja e transportit të tij në kushtet e përshtatshme është shumë e vështirë.Zakonisht ne e përdorim ujin e ambalazhuar vetëm për të pirë dhe nuk e përdorim për të larë frutat dhe perimet apo për të gatuar. Në fund nuk duhet harruar kostoja për mjedisin. Ambalazhi plastik ndot mjedisin. Për prodhimin dhe transportin e tij nevojitet shumë naftë dhe ujë. Në ajër clirohet acid klorik(HCLO3), metale të rënda dhe dioksinë kur plastika digjet në furra. Vini re që degradimi i tyre në tokë bëhet gjatë 300 deri 500 vjetësh.

4. A duhet të përdorim ujë të pastër për ushqimet dhe pijet tona?

Sigurisht. Përndryshe do të konsumonim ushqime dhe pije me ndotës të rrezikshëm me përqëndrim të madh,te cilat do te sjellin pasoja të rrezikshme për shëndetin.

5. A duhet ti lajmë ushqimet (frutat, perimet, mishin, peshkun etj) me ujë të pastër dhe të filtruar?

Patjetër. Nëqoftëse do ti lanim frutat dhe perimet me ujë të klorinuar, një sasi e madhe klori do të përthithej nga to dhe do të kalonte në organizmin tonë. Në ujin e klorinuar krijohen trikalometanet kancerogjenë të cilat ne i marrim nga përdorimi i ujit të klorinuar.

6. A kemi nevojë për ujë të pastër në banjë dhe dushin tonë?

Është e vërtetuar që gjatë dushit që ne bëjmë trupi ynë thith më shumë klor dhe substanca të tjera të dëmshme nëpërmjet lëkurës nga cfarë do të merrnim nëqoftëse do të konsumonim ujë të pafiltruar nga rubineti. Në një dush të ngrohtë poret e lëkurës hapen dhe përthithin më lehtë klorin dhe kimikatet e tjera të rrezikshme.Klori dhe substanca të tjera avullojnë në një temperaturë më të ulët dhe me një shpejtësi më të lartë se uji. Gjatë dushit të vazhdueshëm ne thithim avuj klori në nivele të larta përqëndrimi me pasoja afatgjata për shëndetin tonë.

7. A mund ta pastrojmë ujin tonë duke e valuar?

Jo. Me valim nuk mund të pastrojmë ujin nga fibrat e amiantit, plumbi dhe kimikate të ndryshme të rrezikshme si pesticidet etj. Me zierjen e ujit, një pjesë e tij avullon dhe rrjedhimisht përqëndrimi i ndotësve të rrezikshëm rritet. Me zierjen e ujit ne mund të vrasim bakteriet që nuk i rezistojnë nxehtësisë por jo të tjerat që i rezistojnë.

8. Ҫfarë ndodh me filtrat kanë apo me filtra të tjerë të vegjël? A e pastrojnë ata ujin?

Filtrat kanë ose filtrat e tjerë të vegjël që hyjnë në ҫesma në thelb nuk janë prodhuar për të pastruar ujin por thjeshtë për ti hequr një përqindje të vogël të klorit dhe disa substancave të tjera. Por këto filtra nuk janë në gjëndje të heqin nga uji fibrat e amiantit, pesticidet, hidrokarbonet aromatike policiklikë, hekurin, cistet, bakteriet, atibiotiket, medikamentet veterinare e shumë të tjera.

9. Ҫfarë thuhet për filtrate me rrezatim Ultra Violet(UV lamp) dhe përse ju nuk keni sisteme me këtë teknologji?

Filtrat e rrezatim Ultra Violet e rrezatojnë ujin dhe duhet energji elektrike për ti vendosur në punë. Me filtrat me rrezatim Ultra Violet substancat në ujë mund të lejojnë që mikrobet të “fshihen” pas tyre duke mos e lejuar rrezatimin që ti vrasë. Gjithashtu disa faktorë ndotës mund të mbulojnë mekanizmin e rrezatimit duke bllokuar sasinë e mjaftueshme të dritës të arrijë tek mikroorganizmat që duhen eleminuar prandaj dhe llampa UV duhen ndryshuar shpeshherë. Me raste ato pushojnë së punuari saktë pas 2 ose 3 muajsh. Gjithashtu cistet nuk vriten nga rrezatimi Ultra Violet. Cistet mund të filtrohen vetëm me filtra special që u përgjigjen standarteve dhe që projektohen posacërisht për largimin e tyre. Në të vërtetë, sa nga ne do të pranonin që të pijnë cdo ditë ujë që ka kaluar më përpara nga rrezet? Një sistem filtrimi me rrezatim Ultra Violet nuk ka filtra të brendshëm që të ndalojnë mikroorganizmat patogjenë të cilët përfundimisht kalojnë dhe depërtojnë në ujin e filtruar. Gjithashtu rrezatimi Ultra Violet ndihmon në heqjen e mikroorganizmave por jo të ndotësve kimikë. Kur rrezatimi Ultra Violet vret mikroorganizmat e rrezikshëm ai vret edhe mikroorganizmat “e mirë ” për të cilët ne kemi nevojë. Si përfundim, është vërtetuar që rrezatimi Ultra Violet e kthen ujin në joenergjik, që do të thotë uji nuk ka më energjinë që duhet të kishte.

10. Ҫfarë thuhet pë filtrate me osmozë të kundërt dhe përse ju nuk shisni sisteme me këtë teknologji?

Filtrat me osmozë të kundërt heqin kripërat minerale dhe e bëjnë ujin të distiluar, pra të papijshëm dhe jo të shëndetshëm (lexoni udhëzimet e një uji të paionizuar ne farmaci). Dy efekte të rëndësishme në shëndetin tone që ndodhin kur konsumojmë ujë pa kripëra minerale janë:
a. Uji pa kripëra minerale ka më shumë protone hidrogjeni që e ulin ph-in e ujit nën 7, pra e bëjnë atë më acid. Në cdo rast që përthithim substance acide, trupi do te heqë kripëra minerale nga dhëmbët dhe nga kockat tuaja që të krijojnë bikarbonat për të balancuar aciditetin, dmth uji transformohet në agresiv duke nxjerr kalcium nga shtylla jonë kurrizore dhe nga dhëmbët me pasoja shkatërruese për shëndetin tone. Ky ujë është joenergjik dhe me pasoja për shëndetin.
b. Është provuar që kur lëngjet e trupit transformohen nga alkaline në acidë, prodhimi i radikalëve të lire rritet bashkë me shancet për të zhvilluar kancer. Gjithashtu filtrat me osmozë të kundërt nuk ndalojnë përfundimisht bakteriet dhe viruset. Me këtë sistem filtrimi ka harxhim të madh uji sepse për cdo 3 litra ujë të filtruar, përdoren dhe derdhen 8 litra ujë. Me kalimin e kohës membranat ndoten dhe efikasiteti i tyre ulet. Si përfundim për shkak të kombinimit të mikroorganizmave, një helm shumë i rrezikshëm lëshohet dhe hyn në ujin e trajtuar me efekte serioze për shëndetin tone, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
KUJDES: Ky lloj uji është për të përdorur vetëm për bateritë, hekurin, banjën, larjen e pjatave por jo për tu pirë.

11. Më kanë bërë një test me një aparat precipitator elektrik dhe ndryshoi ngjyra e ujit te ҫesmës dhe disa ujrave të tjerë të filtruar perveҫ ujit të filtruar me osmozë të kundërt nga ata. A është ky një fakt që uji im nuk është i pastër dhe uji i atyre është?

Shitësat që përdorin aparate precipitatorë elektronikë janë një shembull tipik i blerësve të keqdrejtuar nga thënie mbi atë që tregon dhe atë që s’tregon kontroll të ujit. Auditi i kryer në këtë mënyrë tregon vetëm nivele të kripërave minerale apo fortësinë e ujit dhe nuk jep asnjë informacion për cilësinë e ujit ose praninë e mundshme të ndotësve të rrezikshëm për shëndetin. Në lidhje me sa u tha më sipër, Shoqata për Cilësinë e Ujit WQA ( Water Quality Association), e cila është më e madhja dhe më e njohura për cilësinë e ujit, në dokumentin “ Deklaratë e Autoritetit WQA për kontrollin mbi sedimentimin” tregon që kontrolli me precipitator elektrik është keqdrejtues duke thënë : “ Organizata e Cilësisë së Ujit nuk e perdor kontrollin elektrik (me elektroda) si një mjet për të kontrolluar cilësinë e ujit sepse është mashtrim. Precipitatori elektrik lëshon metale ionike në ujë (ndryshk nga shufrat metalike) i cili formon precipitat qartësisht të dukshëm në ujë. Kjo është sepse në ujë janë kripëra minerale të dobishme për trupin tonë kurse në ujin e deionizuar nuk ka minerale. Uji i deionizuar është pa kripëra minerale dhe pa energji , nuk reagon ndaj rrymës elektrike dhe kështu nuk ndryshon ngjyrë. Është i papërshtatshëm për tu pirë dhe shumë i rrezikshëm. Nqs takoni dike që përpiqet t’ju keqdrejtojë në këtë mënyrë, ju lutemi të na kontaktoni duke na dhënë informacion për të ndërmarrë hapat e mëejshëm.

12. A luajnë rol ҫertifikatat që ka një filter, apo te gjitha janë të njëjtat?

Është shumë e rëndësishme që një person mund të shikojë ndryshimin tek ҫertifikimet dhe nga cilet organe jane leshuar ato.Ekzistojnë kompani te ndryshme qe shfrytezojne mosnjohurine e njerëzve dhe thonë që kane certifikata nga organet kompetente. Por kur ju kërkohen provat , ata s’kanë gjë për të treguar. Gjithashtu është e rëndësishme të shikohet për cfarë parametrash janë bërë analizat.P.sh. disa filtra mund të kenë ҫertifikata nga një organizatë për heqjen e një parametri si p.sh. klorit. Kjo nuk do të thotë që ky filtër heq cdo gjë tjetër. Prandaj është shumë e rëndësishme të shikohet nqs filtri është testuar në parametra të ndryshëm. Në fund ka kompani që kanë konfirmim nga një laborator vendor për heqjen e ndotësve të rrezikshëm. Shpeshherë laboratorët vendorë dhe të vegjël nuk i kanë mundësitë për të bërë një analize të plotë për të gjetur ndotësit dhe nuk mund të varemi nga ata.

13. A luajnë rol mikronët (micron) në një filtër me karbon aktiv?

Mikronët luajnë nj rol kyҫ në filtrat me karbon aktiv sepse sa më e vogël përmasa aq më i mirë filtrimi. Specifikisht , poret e Imperial janë 0.1 mikron (mikrometra) , kështu që ato largojnë patogjenët nga uji sepse mikroorganizmi patogjen më i vogël është mbi 0.7 mikron. Mikronët e filtrave me osmozë të kundërt mund të duken të vegjël por ato bëjnë ujë të distiluar, të rrezikshëm që s’duhet pirë. Lexoni tek faqja 161 për filtrat me osmozë të kundërt.

14. A luan rol cilësia e karbonit?

Cilësia e karbonit luan një rol shumë të rëndësishëm në përthithjen e ujit dhe në aftësinë e tij për të hequr ndotësit e rrezikshëm nga uji. Karboni aktiv farmaceutik i Imperial Maximum dhe Imperial Plus është nga më të shtrenjtët që ekzistojnë, i prodhuar në një ishull të Hawaii ekskluzivisht për fabrikat tona në Amerikë dhe e ka prejardhjen nga lëvorja e arrës së kokosit. Ka aftësinë të përthithë sasinë e barazvlefshme me atë që do të përthithte një sipërfaqe prej qindra mijëra metrash katrorë. Kujdes: Ekziston karbon sintetik në filtra të tjerë dhe prurja e tij është minimale dhe shpeshherë e rrezikshme. Gjithashtu, cilësitë janë të ndryshme, me kosto të ndryshme dhe performance të ndryshme.

15. A i heqin sistemet tuaja mineralet e mira nga uji?

Sistemi Imperial Maximum dhe Imperial Plus nuk i heqin mineralet e mira nga uji dhe gjurmojnë element të cilët janë të nevojshëm të jenë të pranishëm në ujë. Aqua Vie dhe Columbia Distiller i heqin mineralet fillimisht sepse pastrami i ujit në këto sisteme ndodh nëpërmjet distilimit. Por në vazhdim uji kalon në një fishek me minerale dhe rimineralizohet me minerale esenciale të cilat i nevojiten trupit tone. Rimineralizimi bëhet në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodh kur uji kalon nëpërmjet shtresave të ndryshme të tokës dhe pasurohet me kripëra minerale.

16. Unë kam ujë të pusi ose ujë me cilësi të pakontrolluar . Mund ta pastroni ju?

Natyrisht. Sistemet tona si Columbia Distiller dhe Aqua Vie janë të aftë ta pastrojnë ujin nga cdo gjë sepse ato e avullojnë ujin dhe pastaj krijojnë edhe një herë nga fillimi H2O që është i pastër , i shendetshëm dhe i pajisur me të gjitha kripërat minerale të nevojshme për trupin tonë. Prandaj, praktikisht juve nuk ju duhet ta kontrolloni fare cilësinë e këtij uji.

17. A i heqin sistemet tuaja mikroorganizmat patogjenë?

Sistemet tona si Aqua Vie dhe Columbia Distiller heqin 100% të mikroorganizmave patogjenëve meqenëse uji avullon dhe riformohet. Sistemet tona si Imperial Maximum dhe Imperial Plus kanë respektivisht membrane me saktësi filtrimi 0.1 mikron, ndërkohë që diametri më i vogël i patogjenëve në ujë fillon nga 0.7 mikron e sipër. Prej kësaj rrjedh që mikroorganizmat patogjenë të hequr në membranat e jashtme të Imperialit nuk do të hyjnë kurrë në ujin e filtruar.

18. A mund të mbështetemi te filtrat tuaja për pastrimin e ujit nga kromi hekzavalent dhe arseniku?

Të gjthë sistemet tona Columbia Distiller dhe Aqua Vie garantojnë ujë të pastër nga kromi, arseniku, boroni etj.

19. Përse duhet të blej një sistem për pastrimin e ujit nga ju?

Po për cilësinë e garantuar të ujit që ju ofrohet përgjatë jetës. Ju jep ujë të shëndetshëm, të pastër dhe të garantuar deri në gotën e fundit para se ti ndërroni filtrat e brenshëm. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit Camelot që nga viti 1945 kontribuon në zhvillimin dhe mirembajtjen e shëndetit të njeriut duke ofruar zgjidhje moderne dhe shkencërisht të provuara. Sistemet e pastrimit të ujit Camelot jane krijuar pas shume vitesh kerkime dhe analiza te shumta nga organet me te njohura kompetente sic jane: Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornias, Ortech International, Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në Amerikë, NSF International, WQA (Shoqata për cilësinë e ujit) në Amerikë , Universiteti Aristotel i Selanikut dhe shumë të tjerë. Sistemet tona do t’ju japin më shumë siguri dhe garanci për ujë të pastër, të shëndetshëm i lehtë dhe i shijshëm vetëm sepse ne përdorim teknologjinë më të përparuar dhe materiale shumë cilësore .
Përveç kësaj, ato do t’ju ofrojnë lehtësi dhe sigurisht ekonomi, në kontrast me barrën e transportit dhe blerjes së ujit në shishe me cilësi të dyshimtë, kostoja e të cilit për të pirë, gatuar dhe larë ushqimin tuaj është e madhe.Të gjithë sistemet tone Imperial Maximum dhe Imperial Plus ofrojnë performacë më të lartë, leverdi dhe kanë nevojë për më pak mirëmbajtje sepse filtrat iu ndërrohen një here ne vit dhe jo më shpesh si shumica e filtrave të tjerë. Gjithashtu impiantet e filtrimit Camelot janë të ndërtuara me Celik dhe Inoks kirurgjikal(T304)me një garanci të përjetshme mos oksidimi ndryshe nga filtrat e tjerë. Columbia Distiller dhe Aqua vie kanë 3 vjet garanci për të gjitha pjesët. Në fund, këshilluesit e Shëndetit me experience që ne kemi do t’ju japin përgjigje për të gjitha pyetjet që ju keni.

20. Na kanë telefonuar nga nje kompani e cila na ka propozuar një filter shumë ekonomik. A do ta pastroj ai ujin tim?

Jo. Vetëm jeni në rrezik ta keqdrejtoni veten tuaj. Duhet të bëni shumë kujdes kur blini një filter uji sepse ai lidhet me shëndetin tuaj dhe të familjes suaj dhe ju nuk duhet ta gënjeni veten tuaj duke menduar se po pini ujë të pastër.Qarkullojne filtra te tjere me nje cilesi te dyshimte dhe disa kanë llampa me UltraViolet pa ҫertifikata zyrtare dhe nese analizohet uji I tyre I filtruar ne shumicen e rasteve rezulton me kimikate te ndryshme dhe jo vetem . Është mire që kur lini takim apo shkoni në dyqanet ku shiten filtra uji, të mbyllni takim edhe me përfaqësues të Camelot-it për të bërë krahasimin,dhe mos u gënjeni se jeni duke blerë sistemin më të mire të pastrimit të ujit për familjen tuaj me ҫmimin më të lire. Nga vendimi që do të merrni varet nëse ju do të pini ujë të pastër dhe të shëndetshëm gjatë gjithe jetës .Na telefononi dhe ne do t’ju shërbejmë.

21. Vërtetë filtrat e brendshëm të Imperial Maximum dhe Imperial Plus duhen ndërruar një here në vit sipas specifikimeve të tyre apo mund të vazhdosh ti mbash në përdorim për një periudhë kohe më të gjatë

Sistemet e pastrimit të ujit Camelot japin një performance më të mire dhe kanë leverdi. Por për të ruajtur performancën, filtrat e brendshëm duhen ndërruar në intervale të përshtatshme të përcaktuara si nga fabrika e prodhimit të filtrave ashtu edhe nga Fondacioni Sanitar Kombëtar i Amerikës, NSF (National Sanitary Foundation of America), i cili ka provuar materialet e ndërtimit të filtrave dhe ka ҫertifikuar aftësitë. Funksionimi i filtrave është i përshtatshëm përgjatë një viti ose i barazvlefshëm me disa mijëra litra ujë të pastër, në varësi të cilësisë së ujit. Arsyet pse është e rëndësishme që filtrat të ndërrohen periodikisht dhe të mbrohet cilësia e ujit që ju dhe familja juaj konsumoni janë:
Gjithësecili/a duhet të jetë i/e vetëdijshme që të gjitha produktet kanë një jetëgjatësi,(data e skadimit) p.sh. qumështi. Nqs do ta konsumonim pas datës së skadencës të indikuar mbi pako do të dallonim që shija do të ndryshonte me ditë, dhe pastaj ai bëhet më i rrezikshëm për shëndetin tonë, e njëjte me një konservë. Edhe një copë stofi e papërdorur pas disa vitesh do e humb rezistencën dhe të griset nga një presion minimal. Gomat e makinës edhe nqs data e nxjerrjes është jo e largët duhen ndërruar pas dates së përcaktuar nga prodhuesi sepse përndryshe ato nuk do të kryenin funksionin e tyre ne rrugë. Ilaҫet e humbin efektshmërinë e tyre pas datës së indiktuar dhe nuk e përmbushin qëllimin. E njëjta vlen edhe për materialet me të cilët janë ndërtuar filrat Camelot. Jetëgjatësia e filtrave me karbon aktiv farmaceutik është një vit edhe ku në to ka kaluar vetëm një gotë me ujë.Pas kësaj kohe filtrat fillojnë të degradohen gradualisht dhe ndotësit e akumuluar mund të clirohen në ujë. Pjesa tjetër e materialeve me jetëgjatësi 1 vjecare gradualisht pushojnë së mbajturi papastërtitë dhe pas nj farë kohe kthehen në ndotës. Kështu, pas një viti duhet bërë patjetër ndërrimin e filtrave të brendshëm që ju të vazhdoni të keni ujë të sigurt,të pastër dhe të shëdetshëm.

22. A duhen ndryshuar vërtet ‘’fishekët ‘’ e Columbia D dhe Aqua Vie sipas specifikimeve apo mund te vazhdosh ta përdorësh për një kohë më të gjatë .

‘’Fishekët’’ duhen ndërruar 1 here në muaj sepse janë ndërtuar për të pasur ujin më mineral esencial,’’Fishekët’’duhen ndërruar pas një muaji edhe për shkak të karbonit farmaceutik që gjëndet brënda .Jetëgjatësia e fishekeve është 1 muaj që nga fillimi I përdorimit t tyre.

23. A mund ta ruaj ujin pas filtrimit ?

Ju rekomandojmë që ujin e pastër të filtruar ta ruani në frigorifer për 4-5 ditë.

24. Shpeshherë kur e vendos ujin në tenxhere ose ne tigan për ta zier ,aty ka mbetje të bardha .A do të thotë kjo që uji im është I papastër ?

Uji i filtruar nga sistemet tuaja CAMELOT është i pastër .Mbetjet e bardha janë minerale si calcium ,magnesium etj.,dhe duhet të jenë të pranishme në ujin e pijshëm .Për kete arsye ato nuk duhet dhe nuk janë të filtruara nga sistemet tona. Vetem gjatë zierjes dhe avullimit faqet e tenxheres apo tiganit mund të vishen nga këto depozitime.

25. Ekzistojnë filtra të ngjashëm nga kompani të tjera .A mund ti vendos dhe ti përdor ato në sistemet tuaja?

Kujdes:Ka filtra ‘’majmunë’’te cilat janë të rrezikshëm.Filtrat e brëndshëm duhen ndërruar vetëm me ato të prodhuesit sipas specifikimeve të pajisjes.Një filter i brëndshëm mund të duket i ngjashëm në përmasa dhe të vendoset mirë në pajisje .Por edhe diferenca më e vogël në përmasa mund të lejojë që uji të kalojë përreth filtrit të brëndshëm dhe jo brënda tij .Për me tepër ,filtrat e tjerë të pacertifikuar nuk janë të së njëjtës cilësi te filtrave te propozuar nga prodhuesi dhe mund të jenë të një cilësie tjeter karboni dhe saktësie të ndryshme filtrimi .Kjo con në humbje të kapacitetit për të ulur agjentet infektivë ose në rrezikun për përcimin e ndotësve të ndryshëm të rrezikshëm ne ujin tonë nqs filtri nuk arrin standartet minimale të sigurisë për materialet .Ende mund të gjënden ndotës të ndryshëm të rrezikshëm dhe në disa raste materiale toksike që nuk jane aprovuar nga FDA(Administrata Federale për Medikamentet dhe Ushqimin në SH.B.A) që e bëjnë ujin më keq se uji qe vjen nga rrjeti .Mqns sistemet për filtrimin e ujit dhe filtrat e brëndshëm të këtyre pajisjeve testohen për siguri dhe materialet për performancën është e domosdoshme që gjithmonë të përdoret filtri i ‘’brëndshëm’’ i saktë . Duke përdorur filtrin e brëndshëm të duhur dhe duke e ndërruar atë ne kohën e kërkuar ju siguroni mbrojtje të plotë të shëndetit për të gjithë familjen tuaj.

26. Cilat janë arsyet që ju nuk keni filtra për në hyrjen kryesore?

Ne nuk kemi filtra që vendosen në hyrjen kryesore të ujit për shkak se cfarëdo lloj filtrimi të bëhet nga hyrja kryesore e ujit nuk te garanton ujë të pastër dhe të shëndetshëm deri sa të arrijë në cesmën tonë sepse aty lindin mikroorganizma patogjenë të dëmshëm për shëndetin tonë nga momenti që aty nuk ekziston më klori.Uji duhet sesbën të filtrohet direkt në cesmën e kuzhinës tonë ,që të kemi ujë të pastër të shëndetshëm dhe të rrjedhshëm .Gjithashtu mund të ndodhë rekontaminimi i ujit nga tubacionet me ndotës kimikë të tillë si plastifikues ,plumb dhe ndotës të tjerë kimikë .Filtrat duhet të vendosen gjithmonë në daljen përfundimtare të ujit.

27. Cilat jane shenjat për të cilat duhet të kërkojmë kur zgjedhim një system për pastrimin e ujit?

1.Ju duhet te kontrolloni nqs kompania është e besueshme dhe nqs do të ketë disa vjet prani në treg në mënyre që të keni sigurinë e gjetjes së pjesëve dhe të shërbimit të drejpërdrejtë .Eshtë e zakonshme në shume raste të shikoni dikë që kërkon pjesë dhe mos ti gjejë sepse kompania ka mbyllur aktivitetin .Camelot është nje kompani e besueshme prej shume vitesh në shume vende te botës dhe prej vitit 2010 dhe në Shqiperi .
2.Eshtë e rëndësishme që kompania dhe njerëzit që ju do të përzgjidhni të kenë mjaftueshëm njohuri në lidhje me ujin dhe sistemet e pastrimit të ujit. Përfaqësuesit e Camelot-it kanë aftesite dhe certifikimet nga Organizartat Amerikane më të mira për cilësinë e ujit (Water Quality Association)dhe sigurisht informacion dhe formim të vazhdueshëm për të rejat në shkencë dhe teknologji.
3.Eshtë e doemozdoshme të sigurohet shërbim për klientin dhe një department teknik i cili do të ishte pergjegjës për gjithcja ndodh në lidhje me sistemin e pastrimit te ujit dhe tju shërbejnë shpejt dhe saktë.
4 .Eshtë gjithashtu e rëndesishme që produkti që ju do të zgjidhni të ketë Certifikimet e nevojshme nga Organet kopetente për parandalimin e ndotësve në menyre që tju japë mbrojtje ju dhe familjes suaj .Zakonisht shumë produkte konkurente mund të kenë një certificatë por në më të shumtën e rasteve këto certifikata janë dhënë për disa parametra dhe jo për gamën e gjërë të kimikateve të ndryshme dhe substancave të rrezikshme .Po aq e rëndësishme është që ju të siguroheni që sistemi i patrimit të ujit që do të zgjidhni nuk do ti heqë mineralet që janë të nevojshme për trupin e njeriut .Sistemet si ato me Ozmose te kundert(RO) i largojnë dhe kripërat minerale nga uji .
5.Shumë herë disa persona ju bëjnë eksperimente me dedektorin e klorit me filtra të zëvendësueshëm të rinj duke dashur t’ju tregojnë që klori eshte larguar .Por ky eksperiment duhet të bëhet më vonë ,psh., një vit pas ndërrimit për të parë nqs filtri vazhdon të largojë klorin .Eshtë e zakonshme që filtra të tjetrë konkurentë të heqin klorin në fillim dhe pas 20 ditësh të mos e heqin as atë .Në këtë rast ju vetem e keqdrejtoni veten duke menduar se jeni duke pirë ujë të pastër .(Përfaqësuesit e Camelot-it e bëjnë këtë eksperiment gjithmonë para se të heqin filtrin e vjetër dhe pastaj e ndërrojnë me të riun.)
6.Keshtu pra duhet te kini parasysh dhe te mos zgjidhni filtrin me te lire qe ekziston ne treg dhe te mendoni qe do ju siguroje mbrojtje per shendetin tuaj dhe vecanerisht ne kategorine e filtrave ate cka paguan ate merr.Ne kete rast nuk eshte si psh te blesh nje karrige qe qellimi dhe rezultati ne te dyja rastet eshte te ulesh . Behet fjale per sistem per pastrimin e ujit qe ne varesi te aftesive te tij duhet te largoje ndotesit e rrezikshem nga uji prandaj ju duhet te perqendroheni se sa efektiv eshte filtri juaj .Per me teper uji I rrjetit dhe kequshqyerja jane shkaku kryesor per me shume se 70% te semundjeve .
Cameloti është pioner në këtë fushë dhe arsyeja kryesore për këtë është eksperienca ,njohurite dhe respekti për klientin .Prodhimi në shkallë të madhe dhe porositë në mbarë botën e sistemeve të pastrimit të uji CAMELOT ul kostot për ne dhe është përfitim i drejpërdrejtë për ju në çmimin që paguani .
7.Përpara se të përzgjidhni një sistem për pastrimin e ujit ,është mirë që të bëni një krahasim me sistemet tona vetëm sepse vendimi që ju do të merrni do të konsiderohet më i miri për ju .
Të dashur miq,
Konkluzioni final është që :ne jemi mbi 70% uje .Uji I pastër dhe i shëndetshëm është ilaci më i mirë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve .Me ne ju bëni zgjedhjen më të mire.

28. A mund ta lidh filtrin e ujit me frigoriferin?

Po! Sistemi Imperial Plus gjenerata e 5-te duron presionin dhe mund të lidhet me frigoriferin
Por zakonisht nuk e sugjerojmë qe ta lidhni me frigoriferin mund të ndodhë kontaminimi i ujit me mikroorganizma patogjenë që mund të krijohen nga frigoriferi si dhe ri-ndotja e ujit me ndotës kimikë të bakrit (nga tubat e bakrit ) dhe plumbi (nga komponimet),si dhe plastifikuesit e rrezikshëm .

29. A mund ta flak në plehra filtrin e përdorur :

Filtrin e përdorur mund ta flakni në mbeturinat e shtëpisë siuaj. Nuk do të çlirojë ndotës kimikë ,pork ka të ngjarë të vazhdojë të thithë disa nga ndotësit e ekspozuar ndaj mbeturinave .

30. A duhet te bej ndonje sterilizim te filtrit tim?

Po,Mire eshte qe nje here ne jave te vendosni alkol tek gryka e daljes se ujit te filtrit tuaj Arsyeja është se ka mundesi që dikush padashur me duar të papastra apo edhe ndonjë ushqim p.sh. mish, prekni gryken e filtrit dhe ta ndosni ate .Pra, me allkolin ose me ndonje sterilizues tjeter beni sterilizimine gypit nga brenda dhe nga jashte.Pysni dhe perfaqesuesin tuaj per procedure e berjes.
Na sugjeroni të afërmit dhe miqtë tuaj dhe fitoni !!!
Jepni një miku ose të afërmi mundësine të shijojë përfitimet e një prej sistemeve tona të pastrimit të ujit dhe ju gjithashtu mund të përfitoni.
Në rast se beheni klienti ynë,automatikisht do të fitoni një shumë parash e cila do të zbritet nga vlera e ndërrimit te filtrit tuaj në vitin pasardhës .Kjo ju jep mundesinë që duke na sugjeruar klientë te tjerë keni zbritje të kostos së filtrit ose dhe falas ndërrimin e filtrit tuaj.

31. Cfarë do të thotë nëse gypi që del uji fillon dhe merr ngjyrë jeshile: dhe si e shpjegoni këtë fenomen?

Nqs gypi që del uji bëhet jeshil do të thotë që nuk keni treguar shumë kujdes për ta pastruar dhe disifektuar pajisjen e filtrimit të ujit .
Vendosni gypin në uthull për të shkrirë kripërat që janë grumbulluar dhe për ta pastruar vendosni alkol në fillim dhe në brendësi të gypit dhe në vazhdim cdo javë duhet të disifektoni me alkol pjesën e përparme dhe në brendësi te gypit për të shmangur këto probleme (ashtu sikurse dhe në lumenj që rrjedh uji mbi gurë, dhe formon jeshilllëk është sepse janë mikroorganizma aerobikë të cilët janë mikroorganizma të mirë dhe formojnë ngjyrën jeshile.

Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit Camelot® ka siguruar produkte cilësore në të gjithë botën që nga viti 1980.

Ekzaminimi falas i parametrave të ujit
Studime të përditshme shkencore në laboratorët tanë
14 Stade Filtrimi
Çertifikimet më të larta Ndërkombëtare
17
Cl

Pa Klor

Heq klorin e prodhuar nga nënproduktet e klorinimit dhe përbërjet kimike të rrezikshme në lidhje me kancerin, sëmundjet e veshkave dhe sëmundje të tjera

Pa Pesticide

Sistemet tona heqin pesticidet kimike të cilat shkatërrojnë palcën e kockave, krijojnë kancer, dëmtime të veshkave, etj
82
Pb

Pa plumb

Hyn në ujë nga tubat e plumbit dhe shkakton probleme shumë serioze në sistemin tonë nervor, të lidhur me presionin e lartë të gjakut, aksidente cerebrovaskulare, sulme në zemër etj.

Pa PAH

Ai largon hidrokarburet aromatike policiklike të shkaktuara nga zjarret në pyje, gazrat e shkarkimit të makinave, mbetjet e lëngshme industriale

Pa Fibra Azbesti

Heq fibrat e azbestit të cilat lehtë mund të shfaqen në ujin tonë për shkak të erozionit të tubave të azbestit dhe per më shumë janë një shkak i kancerit.

Pa Substanca Farmaceutike

Sistemet tona heqin substancat farmaceutike të njerëzve ose kafshëve të cilat shkaktojnë rritje të parregullsive riprodhuese, adoleshencë të parakohshme etj
Na kontaktoni
faqe-camelot-filtra-uji
Call us