Filtër Uji inoks i paoksidueshëm për në banjo ose lavaman Imperial Shower

Camelotwater Reviews with ekomi.gr

59.00400.00

icon_delivery-big

Prezantim Falas & Instalim

Kodi I produktit: [SSISF1000] Category Tags ,
Gjatësia:
13 cm
Gjerësia:
21 cm
Lartësia:
9 cm
Jetëgjatësia e filtrit të zëvendësimit:
1 Vit
Clear

Përshkrim

Filter Uji inoks i paoksidueshëm për në banjo ose lavaman Imperial Shower

Një nga sistemet më të mira Amerikane për pastrimin e ujit për në dush dhe në banjë.

Sa i rrezikshëm është uji që përdorim për të pirë dhe për të bërë dush;

«Për shumicën e njerëzve një dush i ngrohtë ose një banjë konsiderohet si një nga kënaqësitë më të thjeshta të jetës».

Por përtej kësaj në përgjithësi shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e klorit dhe të kimikateve të tjera të rrezikshme në ujë.

Megjithëse klori përdoret në të gjithë botën për të dezinfektuar ujin,studime të ndryshme shkencore gjatë viteve kanë treguar se ekzistenca e tij është e rrezikshme si në konsumin e ujit të pijshëm ashtu edhe në përdorimin e tij në dush ose banjë.

Eshtë vërtetuar që ne përthithim sasi të mëdha të klorit të rrezikshëm dhe kimikate të tjera si nga uji i dushit ashtu edhe nga uji pijshëm i klorinuar.

Një studim i fundit i botuar në revistën Amerikane të Shëndetit Publik dokumentoi lidhjen midis klorit dhe kancerit të gjirit ,mitrës dhe fshikëzës.

Dr Riddle i Laboratorit Kemysts shkruan për klorin :’’Klori përdoret pothuajse në të gjithë botën për trajtimin e furnizimit me ujë publik për shkak të efektit të tij toksik në bakteret e dëmshme dhe mikroorganizmat e tjerë që formohen në ujë dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme .Gjithnjë e më shumë të dhëna po mblidhen rreth klorit i cili në fakt mund të paraqesë një rrezik serioz për shëndetin kur absorbohet nga trupi i njeriut për një periudhë të gjatë kohore.’’

Efektet e klorit në shëndetin tonë mund të shkaktohen ose kur pimë ujë të klorifikuar,ose nga përthithja e klorit nëpërmjet lëkurës nga përdorimi i ujit të klorifikuar në banjë ose dush.

Këshilli Amerikan në lidhje me cilesinë e mjedisit vë në dukje për klorin. Astma, ose bronkiti, ekzema dhe shumë sëmundje të tjera të ngjashme përkeqësohen shumë dhe nga përthithja e klorit dhe e shumë kimikateve të tjere të rrezikshëm në ujë, në momentin kur bëjme banjo,me pasoja të pafavorshme për të.

Studime të ndryshme kanë lidhur klorin dhe nënproduktet e tij me kancerin e fshikëzës,mëlcisë,stomakut,dhe me rastet e sëmundjeve të zemrës,aterosklerozës,anemisë,presionit të lartë të gjakut dhe reaksioneve alergjike.<>, thotë Biologu Dr.Bibert Herbert Schwartz, <<saqë duhet të ndalohet , shtimi i klorit në ujë është si të startosh një bombë me sahat >>

Simptomat e plakjes arteriale , sklerozës dhe kancerit janë 2 sëmundje të rëndësishme që si faktor kryesor kanë klorin , i cili prodhon forma Trikalometanesh (THM’S) dhe Kloroforme.

Këta ndotës kimikë të fuqishëm shkaktojnë prodhimin e radikaleve të lira të tepërta në trupin tonë dhe kështu shkaktojnë shkatërrimin e qelizave pasi ato bëjnë që qelizat normale të muskujve të lëmuar të lëvizin në mënyrë të pakontrollueshme në murin arterial dhe të përkeqësohen.

Pllaka fijore që formohet është në thelb një tumor beninj që fatkeqësisht shoqërohet me fillimin e sëmundjes së zemrës.

Ka prova që klori mund të shkatërrojë proteinat në trupin tonë dhe të shkaktojë efekte të dëmshme në lëkurë, por edhe në flokë,sepse është e provuar që klori dhe shumica e kimikateve të tjerë mund të absorbohen jo vetem duke pirë ujë të pijshëm, por edhe nga lëkura gjatë dushit , larja ose ekspozimi i trupit në një pishinë.

KLORI LËKURA FLOKËT

Gjatë dushit lëkura jonë përthith më shumë klor dhe kimikate të tjera të rrezikshme sesa do të përthithte nëse do të konsumonim ujë te klorinuar të pa filtruar.
Për më tepër,kanceri i gjirit , i mitrës dhe i fshikzës kanë qenë të lidhura me përthithjen e klorit si nga pirja ashtu dhe nga dushi dhe uji i larjes . Nivelet e kancerit tek njerëzit që përdorin ujë të klorinuar janë treguar te jenë 96% më të larta se ata që përdorin sisteme të deklorimit të ujit .

Koka , si dhe flokët në vecanti , pësojnë dëmtimin më të madh nga klori ; uji që bie mbi flokë i bën ata më të thatë , ndërsa dehidratimi dhe shëndeti I tyre janë të dukshëm .
Flokët thyhen lehtë , skalpi thahet dhe krijon zbokth . Sa efekte të dëmshme ka klori në flokë , mund të kuptohet gjatë perdorimit të ujit të pishines , ku klori është dukshëm në sasi më të lartë .
Flokët , pas një afati kohor të caktuar , dhe këtë e vëmë re më shpesh tek ato të lyer , zbehen dhe krijojnë një imazh jo të këndshëm .

 

KLORI FRYMËMARRJA

Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit në SH.B.A gjithashtu thekson se pikërisht për shkak të klorit , gazi kloroform lirohet në një nivel të lartë në cdo shtëpi.

Në thelb kur klori avullon , ai bashkohet me molekulat e ajrit për të formuar gazin kloroform që mendohet të jetë shkaku i astmës dhe problemeve të tjera të frymëmarrjes . Në dush të nxehtë , poret e lëkures hapen , duke lejuar thithjen e shpejtë të klorit dhe kimikateve të tjera të rrezikshme . Avujt e para te cilat krijohen gjatë një dushi janë klori dhe kimikatet e tjera që avullojnë në një temperaturë më të ulët dhe me një shpejtësi më të shpejtë sesa avullon uji, ne e perthithim atë kur bëjmë dush , ku nivele të larta të avujve të klorit grumbullohen me efekte afatgjata në të ardhmen. Kjo ndodh pasi klori i përthitur nga mushkëritë transportohet mënjëherë kudo nëpërmjet gjakut.

Klori është një agjent oksidues dhe shndërrohet në trikalometane (THM’S)përfshirë kloroformin dhe bromoformin.

Klori dhe THM’S janë të lidhura me astmën, kancerin, ndryshimet e lëkurës dhe kancerogjenezën. Sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe alergjitë gjithashtu janë të lidhura me klorin.

Cila është zgjidhja që ekziston; Meqënëse klori kërkohet nga rregulloret e Shëndetit Publik të jetë i pranishëm në të gjitha furnizimet publike të ujit të pijshëm, është cështje e konsumatorit që të marrë masa për të patur një ujë të pastër dhe të shëndetshëm. Kjo kërkon që konsumatori të eleminojë klorin përpara se të konsumojë ujin për të pirë dhe për tu larë.

 

Pra,a janë filtrat e dushit për deklorimin e ujit po aq të rëndësishëm sa filtrat e ujit të pijshëm;

Po, vërtetë ato janë shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm siç thekson Këshilli Amerikan i Cilësisë dhe Mjedisit . Kështu pra Organizara Ndërkombëtare e Shëndetit Camelot jep zgjidhjen më të mirë të problemit me filtrin e ujit të dushit «Imperial Shower» zvogëlimin e rreziqeve të sipërpërmendura dhe kontribuimin e plotë në shëndet dhe në të njëjten kohë në ruajtjen e bukurisë.

 

Por cilat janë përfitimet e filtrit të dushit “Imperial Shower ” dhe të sistemit të tij unik;

  • Heqja e klorit. Filtri i dushit “Imperial Shower” ofron përfitime të ndryshme të tilla si zvogëlimi i shkumës së sapunit, parandalimi i Dehidratimit të lëkurës dhe heqja e erërave të pakëndshme të ujit.
  • Ndihmon në ekuilibrimin e pH të ujit.
  • Pastron dhe heq kimikate të ndryshme të tjera që gjithashtu mund të clirohen gjatë avullimit dhe të përthithen përmes lëkurës me të gjitha efektet e njohura sipas viteve të hulumtimit të klorit.

Kështu, ekzistenca e filtrit të dushit “Imperial Shower” në shtëpi është absolutisht e nevojshme tani në epokën aktuale të ndotjes dhe mjedisit të ndotur në përgjithësi, pasi heqja e klorit dhe kimikateve nga uji i dushit është po aq e rëndësishme dhe e nevojshme sa heqja të ndotësve nga uji juaj i pijshëm.

 

Përbërësit kryesore të filtrit të dushit Imperial Shower janë : filtrim me karbon ,sulfiti I kalciumit,KDF 55:

  1. KDF 55 në mënyrë efektive largon klorin në temperatura jashtëzakonisht të larta ndërsa karboni në mënyrë efektive largon klorin dhe shumë kimikate të tjera të rrezikshëm në temperatura të ulëta.
  2. Filtri Imperial i dushit krijon një ndjenjë të kënaqësisë së ripërtëritjes dhe freskisë, duke e bërë ujin tuaj të dushit më të butë dhe të shëndetshëm.
  3. Imperial i krijuar në mënyrë unike me faza të ndryshme të pastrimit të ujit për dush dhe banjë ofron përvojën më të mirë për ju dhe familjen tuaj.

 

Spread the love

Video

Një nga sistemet më të mira Amerikane për pastrimin e ujit për në dush dhe në banjë, për ujë të pastër në dush dhe në lavamanin tuaj.
  • Filtër Uji inoks i paoksidueshëm për në banjo ose lavaman Imperial Shower
    Një nga sistemet më të mira Amerikane për pastrimin e ujit për në dush dhe në banjë, për ujë të pastër në dush dhe në lavamanin tuaj.

Komente

Na kontaktoni
filtr-uji-inoks-i-paoksidueshm-pr-n-banjo-ose-lavaman-imperial-shower-camelot-filtra-uji
Call us