Pastrues Ajri Imperial Tech Executive

259.001,259.00

icon_delivery-big

Prezantim Falas & Instalim

Gjatësia:
46 cm
Gjerësia:
39 cm
Lartësia:
66 cm
Clear

Përshkrim

Pastrues ajri Imperial Tech Executive

Pa ushqim njeriu mund të jetojë rreth një muaj.
Pa ujë mund të jetojë për rreth një javë.
Por pa ajër do të vdiste në më pak se 6 minuta.

Problemi

Ajri që thithim është thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë.

Frymëmarrja e ajrit të freskët, jo vetëm që na mban gjallë, por gjithashtu na ndihmon të mendojmë më mirë, të flemë më qetë dhe të qëndrojmë të shëndetshëm.

Nëse jetojmë në qytet apo në fshat mund të kemi probleme nga mjedisi i papastër dhe i pashëndetshëm.

Ndotja e ajrit në natyrë, mund të jetë më e theksuar për shkak të djegies së karburantit të makinave dhe oxhakëve të fabrikave, por sipas të dhënave të mëposhtme, ajri i ambjenteve te mbyllura ka një ndikim shumë më të madh në shëndetin e njeriut sepse është shumë më i ndotur.
Rezultatet e kërkimeve mbi cilësinë e ajrit në ambjentet e mbyllura:

  • Sipas të dhënave të Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM), ajri i ambjenteve të brëndshme është 50 deri 100 herë më i ndotur se ajri i ambjenteve të jashtme.
  • AMM-ja paralajmëron se cilësia e ajrit të brëndshëm është aktualisht problemi numër një për shëndetin.
  • Sot, shtëpitë dhe të gjitha ndërtesat në përgjithësi janë ndërtuar në atë mënyrë që krijojnë probleme me ventilimin, dhe për rrjedhojë, faktorët fizikë që pastrojnë ajrin si ozoni dhe jonet negative mbeten jashtë mureve të shtëpisë, ndërsa ndotësit mbeten brënda.
  • Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjive, ‘American College of Allergies’, 50% e të gjitha sëmundjeve rëndohen ose shkaktohen nga ajri i ndotur në mjediset e mbyllura.
  • Shumica e njerëzve kalojnë 65% të kohës në shtëpi dhe mbi 90% të kohës së tyre në vënde të ndryshme të mbyllura. Si rezultat, ajri i mjediseve të mbyllura do të ndikojë shumë më tepër në shëndetin tonë sesa ajri në mjediset e hapura.
  • Sipas ‘Amerika Shkencore’ ‘Scientific America’ një bebe që zvarritet në dysheme në shtëpi ,thith ndotës të barazvlefshëm me 4 cigare në ditë si pasojë e gazrave kimikë të lëshuar nga tapetët, moketat, mykut, kërpudhat, grimca pluhuri, etj.
  • AMM –ja na paralajmëron se 6 nga 10 shtëpi dhe ndërtesa janë ‘të sëmura’ dmth që si pasojë e ndotësve të ajrit janë të rrezikshme për tu banuar.
  • Shoqata e Kirurgëve të Përgjithshëm Amerikan (U.S. Surgeon General) thekson që tymi dytësor shkakton thithjen pasive të duhanit, shkakton miliona vdekje tek të rriturit jo duhanpirës dhe dëmton shëndetin e qindra mijëra fëmijëve të vegjël.

Fakte të tjera interesante:

  • Rastet e astmës janë rritur me më shumë se 100% që nga viti 1976.
  • Pothuajse 1 në 9 fëmijë sot vuan nga Astma.
  • Rastet e vdekjeve nga Astma janë trefishuar dhe katërfishuar tek fëmijët e moshës 5 deri në 9 vjeç duke llogaritur që nga viti 1976.
  • Rastet e shtrimeve në spitale dhe vizitave te mjeku vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike.

Myku, bakteret, viruset, tymi i cigareve, erërat e kuzhinës dhe gazra të ndryshëm kimikë, formaldehidi, qimet e kafshëve, grimcat, pluhuri, marimangat dhe shumë të tjera janë gjetur në ajrin e shtëpive .

Të gjithë këta ndotës të ajrit mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Më poshtë do të gjeni një listë me disa nga problemet e zakonshme që shkaktohen nga ndotësit e ajrit.

  • Alergji
  • Astma ose vështirësi në frymëmarrje
  • Simptoma alergjie hundore të shkaktuara nga pluhuri, poleni helm insekti etj
  • Ftohjet kronike dhe dhimbjet e kokës
  • Dobësi dhe lodhje kronike
  • Vështirësi në të folur
  • Kollë
  • Tështitje
  • Sistemi imunitar i dobësuar
  • Simptomat e helmimit (Në rastin e kimikateve helmuese)
  • Dhimbje koke
  • Depresioni
  • Vështirësi në gjumë (Pagjumësi)
Zgjidhja: Pastrues i Ajrit Imperial Tech Executive

Teknologjia më e fundit Amerikane që ofron ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT CAMELOT. Një mushkëri e vërtetë në vendbanimin tuaj që ju siguron një mjedis të pastër pa kimikate të rrezikshme, polen, formaldehide në gjendje gazi, bisfenol A, ftalate, dioksid azoti, monoksid karboni, dioksid karboni, pjesëza me diametër të vogël, nënprodukte të klorit që janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Sistemi për pastrimin e ajrit Imperial Tech pastron dhe freskon ajrin, heq viruset dhe aromat më të forta. Kjo teknologji e përparuar sulmon dhe shkatërron të gjitha aromat e padëshiruara të ajrit si dhe aromat që vijnë nga sipërfaqet e shtëpisë duke dezinfektuar kështu mikroorganizmat deri në cepin e fundit të shtëpisë, aty ku ju nuk mund të shihni, duke freskuar dhe pastruar ajrin në të gjitha pjesët e shtëpisë.

8 hapa për ajër 100% të pastër, të freskët dhe të jonizuar:

Hapi i pare: Filtra specialë.
Hapi i dytë: Ajri filtrohet me ujë.
Hapi i tretë: Filtra specialë.
Hapi i katërt: Sterilizim me ozon.
Hapi i pestë: Filtri antibakterial.
Hapi i gjashtë: Ajri kalon në filtrin HEPA.
Hapi i shtatë: Ajri kalon përmes një filtri të karbonit aktiv të teknologjisë më të fundit.
Hapi i tetë: Pasurim me jone negative me jonizuesin automatik më të avancuar të ajrit.

Pajisja është e lehtë dhe përdoret thjeshtë.

E përshtatshme për:
Spitale, klinika dentare, shtëpi, zyra, banjë, restorante, holle dhe korridore, sallone, bare dhe vënde argëtimi, dyqane, mjete transporti , palestra, hotele, dyqanet e kafshëve shtëpiake.

Nëse gjeni sistem më të mirë për pastrimin e ajrit, Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit Camelot ju ofron 100.000€

Ne në Camelot kujdesemi për cilësinë e ajrit që thithni.

Miq dhe mikesha,
Si Organizatë Ndërkombëtare Shëndetësore, misioni ynë është tju informojmë rreth rreziqeve që hasni ju dhe familja juaj si dhe tju ndihmojmë ti parandaloni ato. Për t’ju vërtetuar, ato që themi në TV si dhe ato për te cilat kemi shkruar këtu, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë për t’ju vizituar dhe për t’ju treguar Sistemin për Pastrimin e Ajrit Imperial Tech Executive pa asnjë detyrim nga ana juaj.
Në këtë mënyrë ne do të mund t’ju informojmë rreth kësaj gjetje të madhe Amerikane dhe t’ju flasim rreth parandalimit të sëmundjeve.

Spread the love

Komente

Na kontaktoni
pastrues-ajri-imperial-tech-executive-camelot-filtra-uji
Call us