Sistem për Distilimin e Ujit Aqua Vie

Camelotwater Reviews with ekomi.gr

219.00599.00

icon_delivery-big

Prezantim Falas & Instalim

Gjatësia:
53 cm
Gjerësia:
26 cm
Lartësia:
57 cm
Clear

Përshkrim

Sistem për Distilimin e ujit Aqua Vie

Fuqia e re globale që ju garanton gjithmonë ujë të pastër dhe të shëndetshëm nga kudo që ju të merrni atë, si nga çesma, nga pusi, liqeni apo edhe në det.

Sistemi më i garantuar i pastrimit të ujit që ekziston ndërkombëtarisht deri më sot ishte Imperial Maximum Club Water System nga Camelot dhe tani erdhi për t’iu shtuar listës Aqua Vie e cila gjithashtu prodhohet në Amerikë.

Pas shumë viteve të kërkimeve të përpikta dhe studimeve të shumë shkencëtarëve të shquar dhe pasi u shpenzuan miliarda dollarë duke studiuar problemin në thellësi, ata ndërtuan sistemin ideal dhe mjaft ekonomik dhe krejt të përshtatshëm për ujërat që përmbajnë arsenik ose nitrate.

 

 

Sistemi Aqua Vie i Camelot është analizuar në dhjetëra laboratorë kimikë mjekësorë në mbarë botën, dhe është certifikuar me vulën e Artë të Shoqatës së Cilësisë së Ujit ( Water Quality Association).

Sistemi Aqua Vie heq 100% të gjithë ndotësit kimikë të rrezikshëm dhe të gjithë mikroorganizmat patogjenë të rrezikshëm të tilla si benzinë, kloroform, pesticide, fibra asbesti, plumb, krom hexavalent,, klorin e mbetur, shijen e keqe, aromat, turbullirën, bakteret, nitratet etj.

Si është ndërtuar Aqua Vie?

Brënda dhe jashtë sistemit Aqua Vie është ndërtuar me besueshmërinë dhe cilësinë e materialeve të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Amerikës F.D.A.

Në cdo hap të ndërtimit të sistemit Aqua Vie janë bërë kontrolle të cilësisë për të konfirmuar se çdo sistem Aqua Vie është krejtësisht në përputhje me standardet e vendosura.

Mënyra e pastrimit të ujit

Sistemi Aqua Vie bën pastrimin e ujit në mënyrë krejt natyrale si miliona vjet më parë dhe me karbon aktiv farmaceutik dhe mineralet që përmban, na jep sigurisht një ujë të pastër dhe të shëndetshëm në normën e kripërave minerale që ne dhe familja jonë kemi vërtet nevojë për shëndet të mirë.

Aqua Vie heq 100% arsenikun, kromin hexavalent, nitratet, nitritet, metalet e rënda, insekticidet kimike, klorin dhe në përgjithësi të gjitha helmet, mikroorganizmat patogjenë, viruset e rrezikshme të produkteve.

Më pas rimerr mineralet e dobishme që ne kemi nevojë aq shumë për shëndetin tonë të mirë.

Pavarësisht se ku e kemi marrë ujin e ndotur, nuk ka rëndësi nëse është nga një liqen, pus, det apo vend tjetër, rezultati pas pastrimit do të jetë i njëjtë. Kjo do të thotë, ne do të kemi ujë të pastër dhe të shëndetshëm të garantuar.

Duke u dhënë ujë të pastër dhe të shëndetshëm fëmijëve tanë dhe duke i mësuar ata të pijnë sasinë e duhur, iu kemi bërë atyre dhuratën më të mirë që nuk është asgjë tjetër përvec Shëndetit , prandaj zgjidhja është Aqua Vie!

Jeta dhe shëndeti janë dhurata e Perëndisë ndaj nesh, dhe ne kemi për detyrë t’i ruajmë ato. Por ka një dhuratë tjetër që është më e vlefshme se çdo gjë tjetër dhe ata janë fëmijët tanë.

Ata janë pasuria më e vlefshme që kemi. Të shikosh fëmijët të rriten dhe të zhvillohen në qënie të shëndetshme dhe të lumtura është gëzimi më i madh dhe është diçka e paçmueshme që nuk njeh kufi.

Prandaj , për të ruajtur shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve tanë, para së gjithash duhet t’u sigurojmë atyre ujë të pastër dhe të shëndetshëm , siç është uji i IMPERIAL dhe i AQUA VIE pa fibra asbesti, pesticide, plehra, mbeturinat e fabrikës, helmet e deponive, klor dhe ndotës të tjerë të rrezikshëm.

Të gjitha këto substanca të dëmshme janë përgjegjëse për shumë sëmundje të rënda siç janë (arterioskleroza, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e zemrës, epilepsia, etj).

Për fat të keq , këta ndotës të rrezikshëm gjënden si një koktej helmësh si në ujin e rubinetit, ashtu dhe në shishet plastike ,i cili është vërtetuar nga të gjithë ekspertët që është njëlloj i rrezikshëm si uji i rrubinetit.

Aqua Vie është zgjedhja korrekte e duhur me të cilën ne do të sigurojmë dhe ruajmë shëndetin tonë.

Nëse gjëndet një cilësi e ujit më e lartë së cilësia e ujit që nxjerrin sitemet Imperial Camelot Internacional Health Organization ofron 300.000 euro.

Para se të zgjidhni një filtër si nga ne apo nga diku tjetër lexoni këtu cilat janë pikat që duhet ti kushtoni vëmendje para se te zgjidhni një sistem për pastrimin e ujit dhe lexoni pyetjet e shpeshta.

Miq dhe mikesha,
Ia vlen të shpenzoni disa qindarka në ditë për të pasur ujin më të pastër dhe të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.

Sic do ta shihni do të jetë DHURATA më e mirë që do të mund ti bënit vetes dhe familjes suaj.

Na sugjeroni miqtë dhe të afërmit tuaj që i doni dhe dëshironi vertetë të jenë mirë.

Për shëndetin tuaj dhe të familjes ia vlen një investim i tillë.

Spread the love

Komente

Na kontaktoni
sistem-pr-distilimin-e-ujit-aqua-vie-camelot-filtra-uji
Call us